Në zonën e Dragashit ndodhet një fshat i vogël me rreth 120 shtëpi,e diku rreth 400 banorë, që ka një emër interesant! Fshati quhet ‘Rrenc’, shkruan Gazeta Botapress.
Emri i fshatit Rrenc vjen nga familjet e para në këtë vend kanë të cilët kanë ardhur nga rrethi i Lezhës, ku është Mali i Rrencit, nga ku edhe supozohet se rrjedh emri i fshatit Rrenc.
Vlenë të përmendet se fshati përkundër vështirësive që ka në qarkullim dhe shkollim të fëmijëve, ka mbi 20 mjekë që punojnë në Spitalin e Prizrenit dhe Dragashit.
Ashtu si edhe shumica e fshatrave të Opojës edhe nga Rrenci ka një lëvizje të madhe të banorëve drejt botës së jashtme, ku rreth 30 % e tyre supozohet se janë shpërngulur./Botapress.info/