• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Si do jetë ky dimër: Kur do fillojnë temperaturat e ulëta e reshjet

nga Bota Press
12 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kosovën edhe një javë ditë e ndajnë nga sezoni i dimrit dhe as ky vit nuk do të jetë më ndryshe se sa vite të tjera, pasi që pjesa e parë e dimrit do të jetë me temperatura të ulëta. Kurse, me fillim të javës së ardhshme temperaturat më të ulëta do të jenë në viset e ulëta malore, duke filluar prej -3 gradë celsius, ndërsa në ato viset më të larta do të jenë diku -6 apo -7 gradë celsius.

Kështu tha për KosovaPress meteorologu Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili thotë se si do të jetë stina e dimrit, më saktësisht do të dihet pas datës 21 dhjetor.

“Kemi një dimër me reshje mbi mesataren domethënë pjesa e parë e dimrit dhe me temperatura që do të jenë me episode, me temperatura të ulëta por që duke i ruajtur vlerat e viteve tjera. Por sa i përket reshjeve do të ketë më shumë se dimrin që e lamë pas por që temperaturat se sa do të jenë deri në fund të dimrit. Me siguri se pas 21 dhjetorit do të japim një parashikim më të saktë”, shton Aliu.

Aliu njofton se gjatë gjithë muajit dhjetor do të ketë temperatura të ulëta nga -4 dhe -5 grandë celsius.

“Pra gjatë këtij muaji fillimisht kishim temperatura të reshjeve të ulëta diku -5, -4 gradë celsius, ato do të vazhdojnë ta mbajnë këtë ritëm por që e veçanta është që do të kemi reshje, të cilat mund t’i rrezikojnë disa zona sepse ne patëm reshje edhe më herët dhe tani toka vetëm se është e ngopur me sasinë e këtyre reshjeve, dhe këto reshje të cilat janë për momentin të cilat mund të bien edhe gjatë natës do të mund t’i rrezikojnë disa zona në Kosovë,” shton ai

Po ashtu, ai tregon se që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë reshje, por më pas do të fillojnë edhe reshjet e ulëta të dëborës.

“Do të kemi një mot kryesisht të vranët me pak verbale të shkurta me diell por që temperaturat nuk do të jenë të larta, ato do të lëvizin pre 1 deri në 3 4 grandë celsius, kurse minimore do të lëvizin, diku -3 gradë celsius diku nëpër vise të ulëta dhe në vise të larta do të jenë diku -6 apo -7 gradë celsius. Por e veçanta është se reshjet do të ulen, dhe intensiteti i tyre do të bie do të kemi sërish reshje por do të jenë reshje në formë bore por jo të intensitetit të lartë, pasi që reshje kemi pasur edhe më herët dhe në bazë të parashikimeve numerike do të kemi fjolla bore në javën që po hyjmë”, potencon ai.

Për më tepër, Aliu ka folur edhe për ajrin e ndotur, ku thotë se drita e kuqe për këtë gjë është vetëm në qytetin e Gjilanit, drita e verdhë është në Mitrovicë, kurse në vendet e tjera cilësia e ajrit është e mirë.

“Cilësia e ajrit për momentin vetëm në Gjilan është në dritën e kuqe në stacionin e ajrit në Gjilan që tregon se është në dritën e kuqe, nënkupton se atje kemi një ajër jo të mirë, dhe në Mitrovicë që tregon se atje jemi në dritën e verdhë që edhe atje është ajri relativisht i ndotur. Ndërsa në qytetet tjera jemi në dritën e gjelbër që tregon se ajri është i cilësisë së mirë, falë aktivitetit të këtyre elementeve meteorologjike të erës dhe të reshjeve që po janë të kohë pas kohshme dhe të presionit atmosferik i cili është i luhatshëm , por në përgjithësi kemi një cilësi të mirë të ajrit”, ka thënë ai

Tags: Reshjet e bores

Të ngjashme

Aktuale

Hill: Modeli i Vishegradit është ai që i duhet Ballkanit Perëndimor

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Aktuale

Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Aktuale

“Njoftim i kuq” nga Interpol për Radojiçiqin – çfarë thonë nga kjo organizatë

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Aktuale

Çfarë kontestohet në Marrëveshjen e Ohrit që duhet të hyjë në Kapitullin 35

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • KEK-u reagon ndaj KEDS-it dhe KESCO-s: Po fajësoni për përgjegjësitë e juaja
  • Starton ndeshja e Guild Eagles ndaj ekipit rus, këtu mund ta ndiqni live
  • Ekskluzive: Iniciohet procedurë disiplinore ndaj tre policëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë
  • Pamje kur aktivisti serb në Veri shoqërohet në Polici
  • Hill: Modeli i Vishegradit është ai që i duhet Ballkanit Perëndimor

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.