Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të moshave të reja.
Një rast i tillë është zbuluar të ketë ndodhur për muaj me radhë në motelet e qytetit të Mitrovicës. Burimet e Gazetës kanë bërë të ditur se në kuadër të zhvillimit të hetimeve është arritur që të arrestohen 12 persona të cilët dyshohen se janë marrë me prostitucion.
Paraburgim për ferizajasin, ka dhunuar një të mitur nën 16 vjeç për gati 3 vjet
12 të arrestuarit, përfshirë një grua e moshës 25-vjeçare, me procedurë të shpejtë janë dërguar në Gjykatë dhe të njëjtit janë dënuar me gjobë./Botapress.info/