Ditëve të fundit është raportuar për ngritje të çmimeve për disa produkte bazike në vendin tonë.
Produktet si mielli, orizi, vaji dhe të tjera kanë shënuar rritje rekorde.
Në Prishtinë, byreku nga 0.80 cent sa ka kushtuar më herët, tani në disa furra të kryeqytetit është shtrenjtuar në 0.90 cent.
Të shumta kanë qenë reagimet për rritjen e çmimeve.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon.
Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më lehtë të ndikueshme nga ndryshimet në vendet e jashtme.