Këtë javë në Kosovë do të mbahen dy protesta kundër propozimit të ZRRE’së dhe mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për shtrejtimin e energjisë elektrike.
Protesta e parë mbahet nesër në ora 12:00 dhe ka dy kërkesa.
“Nesër në orën 12:00 mblidhem i në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduara më pas tek Qeveria e Kosovës për të adresuar dy kërkesat që lidhen me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë. Kërkesat janë mos aprovimi i bllok-tarifës së propozuar nga ZRRE dhe nacionalizimi i KEDS-it”, ka thënë Dibran Hoxhaj, një nga organizatorët e protestës i cili s’mund të jetë nesër më krye të saj për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID.
Protesta e dytë është thirrur nga Partia SocialDemokrate për të premten me 29 të këtij muaji.
“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit? Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie. Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike. Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën që të bashkohemi në protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike”, është thënë ndër në komunikatën e PSD’së.
Sot PSD i ka ftuar deputetët e opozitës që të bëhen pjesë e protestës së saj dhe ka dhënë disa aryse përse duhet bërë kjo.
“Ftesë deputetëve për pjesëmarrje në protestë. Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme. Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjërojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive. Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh” thuhet në njoftimin e tyre.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se do të shqyrtojë mbajtjen e protestave.
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përplasje të hapur mes pozitës dhe opozitës për këtë temë ku opozita e ka kritikuar kryministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për paaftësi në qeverisje dhe njëzëri e kanë kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.
Sot ZRRE ka njoftuar se në komunat veriore me shumicë serbe nuk do të ketë rritje të tarifave të rrymës.
Në anën tjetër, në llogarinë e saj në Facebook, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akoma nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë temë.
Për këtë problem, ka një javë që ka pasur kundërshtime shumë të ashpëra nga opozita dhe Shoqëria Civile në vend. Kujtojmë se para kësaj, në fundvitin që shkoi vendi është përballur me javë të tëra me reduktime të mëdha. /Botapress.info/