Ka filluar të shtohet fenomeni i grabitjeve në Kosovë, dy raste të tilla kanë ndodhur vetëm brenda 24 orëve, shkruan Gazeta Botapress.
Grabitja e parë ka ndodhur në Novobërd ku nën kërcënimin e armëve viktimës i janë vjedhur 395 euro teksa grabitja e dytë ka ndodhur në Zveçan ku viktimës i janë vjedhur një shumë e caktuar parash.
Që të dyja rastet janë nën hetime dhe duke u proceduar tutje me masa juridike nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Novobërdë 02.12.2021-05:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte në venin e tij të punës, një i dyshuar i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 395 €. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”.
“Zveçan, 02.12.2021 -14:30 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar e kanë sulmuar fizikisht atë dhe duke e kanosur me armë i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante” /Botapress.info/