“Shteti ynë i “rrahë” të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension”

Frashër Krasniqi i Partisë Socialdemokrate ka thënë se shteti i Kosova po i “rrahë” të moshuarit, shkruan Botapress.info

Sipas tij “rrihen” edhe çdo 6 muaj kur duhet të dëshmojnë se janë gjallë.

“Shteti ynë i “rrahë” të moshuarit çdo muaj, kur ua jep veç 100 euro pension – që s’ju del as për barna.
I “rrahë” çdo 6 muaj kur i detyron me shku me e dëshmu që s’kanë vdekë hala”, shkroi Krasniqi.

Duke ironizuar, Krasniqi thotë se shteti përkatësisht Qeveria Kurti po i “rrahë” edhe prindërit e dëshmorëve.

“Qeveria jonë i “rrahë” prindërit e dëshmorëve, sa herë që i shpallë luftë e e njollosë përpjekjen çlirimtare të tyre”, ka thënë ai duke shtuar se “Mirë kish me qenë me u indinju edhe kundër dhunës sistemike që është më e rëndë se format konkrete t’dhunës”.

ngjashme