• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shteti ‘plaçkit” popullin mbi 2.5 milionë euro nga “gjobat pandemike” (Video)

nga Bota Press
3 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress 3 Shtator – 112 mijë e 156 gjoba janë shqiptuar në Kosovë muajt janar-gusht, në bazë të Ligjit për Pandeminë COVID-19.

Jo të gjithë qytetarët që janë dënuar i kanë shlyer obligimet. Megjithatë, vlera e deritashme e gjobave që janë paguar shkon mbi 2 milionë e gjysmë euro.

Buxhetit të shtetit ka mundësi t’i shtohen edhe më shumë para, pasi në ditët e fundit janë shqiptuar gjoba me të madhe që kur edhe hynë në fuqi masat e reja për mbrojtjen nga varianti Delta i koronavirusit.

Vetëm në tri ditët e fundit janë shqiptuar 12 mijë e 481 gjoba sipas ligjit për pandeminë. Nëse këto llogariten në vlerën minimale prej 35 euro për gjobë, atëherë shifra totale arrin rreth 437 mijë euro.

Sipas qeverisë, këto masa janë vendosur me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Por këtë formë të ndëshkimit me para e kundërshton kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Po ashtu, kritika ka edhe Partia Socialdemokrate që tashmë e ka deponuar peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.

Megjithatë, profesoresha e ekonomisë, Albulenë Kastrati, thotë se qytetarëve u bie më lirë të bartin maska, se sa të paguajnë gjoba të cilat janë të shtrenjta. E pagesat që alokohen në thesar të shtetit, sipas Kastratit duhet të shfrytëzohen për blerje të vaksinave.

Më së shumti gjoba janë shqiptuar për mosbartje të maskës, mase kjo mbrojtëse që ka vlerën më të vogël.

Tags: gjobaShteti

Të ngjashme

Aktuale

A i ndryshoi kryeministri Kurti qëndrimet për Asociacionin?

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, ja çfarë kërkohet

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

1 mijë e 200 pacientë në pritje për ndërhyrje, shkak mungesa e anesteziologëve

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Flet Efi pas daljes nga BBVA
  • Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanive
  • Policia njofton për tri vdekje në 24 orët e fundit
  • A i ndryshoi kryeministri Kurti qëndrimet për Asociacionin?
  • Autostrada që kalon mbi re

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.