Shteti fqinj me Shqipërinë ngre alarmin, zbulon çfarë ka ndodhur sot dhe paralajmëron një tjetër konflikt

E gjithë bota duke se ka mbajtur frymën nga bombardimet ruse në Ukrainë. Mirëpo ndërkohë në një pol tjetër të Europës po paralajmërohet një konflikt tjetër.

Mediat greke raportojnë për shkelje të reja të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure nga Turqia. Raportohet se disa avionë luftarakë turk, kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë duke fluturuar mbi disa ishuj që posedon në detin Egje.

Konkretisht, dy avionë F-16 turk kanë fluturuar në orën 08:35 mbi Farmakonisi, në orën 08:36 mbi Lipsi dhe në orën 08:37 mbi Arki. Të gjitha fluturimet u kryen në një lartësi jo shumë të madhe.

I njëjti çift avionësh turk F-16, në orën 08:52, fluturoi mbi ishullin Panagia dhe mbi Oinousses në lartësinë 27,000 këmbë.

Autoritetet greke kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për provokimet dhe shkeljet e përsëritura që vijnë nga pala turke./Botapress.info/

ngjashme