• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shtatorja e Ibrahim Rugovës e projektuar për t’u vendosur në Tiranë “ngec” në një parking hoteli

nga Bota Press
22 Qershor, 2022
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Shtatorja e Ibrahim Rugovës, e projektuar për t’u vendosur në rrugën që mban emrin e tij në Tiranë,  prej 9 vitesh ka ngelur në një parking në Durrës. Burokracitë e administratës e kanë harruar veprën që bashkia e kryeqytetit kishte porositur që në vitin 2012.

“Më thërret drejtori i Kulturës i Tiranës që ka qenë në atë kohë dhe më thotë se jeni përzgjedhur për këtë punë e do fillosh nga puna. Fillova nga puna, më dhanë një sasi mjetesh financiare, jo me dokument, për arsye se këto po mblidheshin nga populli i Tiranës. Ishte një dhuratë nga ata për Ibrahim Rrugovën për t’u vendosur tek pallati i Shallvareve, ku është rruga Ibrahim Rrugova,” – u shpreh skulptori Idriz Balani.

E porositur si vepër arti gjatë periudhës kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie, statuja dështoi të vendosej në rrugën që mban të njëjtin emër, pranë Shallvareve.

“Kjo ka ndodhur në vitin 2012. Ndërkohë u çua edhe për derdhje në bronz dhe në momentin kur do të fillonte puna për ta vendosur kishin ndodhur zgjedhjet dhe Lulzim Basha i kishte humbur, i kishte fituar Erjon Veliaj, por ama ende Lulzim Basha nuk e kishte dorëzuar detyrën”, shtoi Balani.

Ish-kryebashkiaku kishte harruar të nxirrte lejen e ndërtimit.

“Atëherë policia e shtetit ndërhyn dhe kërkon lejen e ndërtimit. Për fat të keq, nuk kishte asnjë leje ndërtimi. Pra, Lulzim Basha apo punonjësit e tij të bashkisë nuk ishin përgatitur për lejen e ndërtimit dhe kështu kjo u bllokua”, tha skulptori.

Balani tentoi t’ia sillte në vëmendje kryebashkiakut aktual të Tiranës, por çdo tentativë e tij ka rezultuar pa sukses.

“Pastaj unë bëra disa ndërhyrje nëpërmjet disa miqve e deputetëve dhe u mor vendimi që shtatorja do të vendoset, por i mbetej në kompetencë bashkisë. Nga bashkia nuk u dëgjua kush. Pastaj marr përsipër dhe i bëj një letër kryetarit të bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj”, tregoi ai.

Pa përmendur shpenzimet monetare, të cilat ende nuk i ka marrë, Balani lipset të shohë prej 9 vjetësh një punë kolosale në një parking hoteli./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

“S’kisha para, rrezikoja jetën dhe s’më futën në operim”, Arjan Konomi tregon kush ja pagoi shumën e madhe në spital

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

Avokati i Nuredin Lushtakut befason me këtë deklaratë…

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta paralajmërojnë sërish protesta

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Ekskluzive

Ekskluzive: Hysni Gucati vjen në Kosovë- VIDEO

nga Bota Press
3 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • “S’kisha para, rrezikoja jetën dhe s’më futën në operim”, Arjan Konomi tregon kush ja pagoi shumën e madhe në spital
  • Avokati i Nuredin Lushtakut befason me këtë deklaratë…
  • Qemajl Aliut s’i mjaftojnë militantët e LVV-së në Shtime, QKMF-ja punëson edhe nga komunat e tjera
  • Shoqatat e dala nga lufta paralajmërojnë sërish protesta
  • Ekskluzive: Hysni Gucati vjen në Kosovë- VIDEO

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.