Në këtë rrugëtim të arsimit të lartë dhe shërbimit publik, një emër shquhet ndër më të rinjtë dhe më të arriturit nga Kosova: Lena Ibishi, një studente e lindur dhe rritur në Kosovë, po bën histori si Ambasadorja e Vjenës për CIVICA.
CIVICA është një bashkim i dhjetë institucioneve më të njohura dhe prestigjioze të arsimit të lartë në Evropë. Kjo organizatë, e përbërë nga universitete të shquara nga Parisi, Londra, Milani, Stokholmi, Berlini, etj., ka një numër prej 72,000 studentëve dhe doktorëve, si dhe një staf akademik prej 13,000 anëtarësh. E mbështetur nga Bashkimi Europjan, dhe e përzgjedhur nga Komisioni Europian, CIVICA përfaqëson të ardhmen europiane në arsim të lartë.
Në këtë arenë të përfaqësimit të CIVICA, Lena Ibishi, një 19-vjeçare nga Kosova është përzgjedhur për herë të dytë si ambasadorja e Fakultetit të Europës Qëndrore (CEU) në Vjenë për CIVICA. Në krah të elitës akademike evropiane, ajo është ngritur në një ambjent që promovon ndërgjegjësimin në lidhje me çështjen shqiptare-kosovare.
Nga www.civica.eu Lena Ibishi, Ambasadorja për Vjenën
Në rolin e Ambasadores së CIVICA, Ibishi tregon jo vetëm për suksesin individual, por edhe për potencialin e rinisë shqiptare. Duke mos qenë shtetase e BE-së, e duke u emëruar ambasadore për nivelin baqelor dy herë në rradhë, ajo paraqet fuqinë dhe aftësitë e rinisë shqiptare për të arritur shpërblime të larta në skenën ndërkombëtare.
Me një universitet kaq prestigjioz dhe një ambasadore kaq të talentuar, bota ka shumë për të shpresuar nga të rinjtë shqiptarë në rrugën e arsimit të lartë dhe përfaqësimit ndërkombëtar. Lena Ibishi është më shumë se një studente; ajo është dëshmi e forcës që është rinia shqiptare.