Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombule të vogël gazi.Çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.
Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim./Botapress.info/