Me paratë që do t’ua çes në bankë Qeveria për blerjen e librave, disa prindër do të paguajnë borxhe e kredi.
Shumë nxënës, librat nuk do t’i kenë mbi bankë, në ditën e parë të shkollës.
Kështu ka alarmuar njohësa e Arsimit, Bardha Qirezi, duke e quajtur të panevojshëm e të komplikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, për subvencionimin e librave me nga 80 euro për secilin fëmijë.
Sipas saj, kjo është barrë të madhe prindërve dhe shkollat.
Sipas drejtoreshës Ekzekutive të organizatës EduTask, metoda aktuale krijon boshllëqe, pasi nuk garanton që çdo fëmijë i merr librat.
Kjo thotë se do t’ju humbas kohë prindërve duke i detyruar të udhëtojnë nga një librari te tjetra.
Më problematike e konsideron për familjet me vështirësi ekonomike e komunitetet
Madje thekson se jo të gjithë për prindërit që nuk dinë të përdorin aplikacionin E-Koosva, aty ku duhet t’i japin të dhënat për të përfituar subvencionimin.
Ajo konsideron se do të ishte më e udhës kthimi te sistemi i vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt në shkolla në ditën e parë të mësimit.
Për t’i sqaruar këto sfida, Kiks Kosova e ka pyetur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nëse kanë krijuar mekanizma për të mos lënë nxënësit pa libra, por ende nuk ka marrë përgjigje.



Të tjera
Lajme
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë