• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shpërthimi i vullkanit Semeru në Indonezi, shkon në 13 numri i viktimave, dhjetëra të plagosur

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Shkon në 13 numri i viktimave dhe  dhjetëra të tjerë të plagosur si pasojë e shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë. Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.

Ka shkuar në të paktën 13 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru në ishullin indonezian Java. Kjo është bërë e ditur nga agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër mbeturinat.

Dhjetë persona u nxorën të gjallë. Të paktën 57 persona u plagosën nga shpërthimi, duke përfshirë 41 të djegur. Fshati Lumajang ishte i mbuluar me një shtresë të trashë llave të ftohtë dhe hirit.

Banorët e disa fshatrave kaluan natën në ambiente të përbashkëta strehimi ose në xhami. Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.

Rrugët dhe urat janë dëmtuar dhe tymi i madh që ka kapluar zonën po pengon punën e ekipeve të shpëtimit dhe evakuimit. Zyrtarët ngritën çadra për evakuim jashtë perimetrit prej pesëkilometrash nga krateri i vullkanit.

Shpërthimi i fundit i madh i Semeru ishte në dhjetor 2020. Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin Brez të Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i pllakave kontinentale shkakton aktivitet të fortë sizmik.

Ky arkipelag i Azisë Juglindore ka rreth 130 vullkane aktive në territorin e tij. Në fund të vitit 2018, shpërthimi i një vullkani midis ishujve Java dhe Sumatra shkaktoi një cunami që la gati 400 viktima.

Tags: shperthen vullkani

Të ngjashme

Kosovë

Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Lajme

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kosovë

Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kosovë

Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit

nga Bota Press
21 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë
  • Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë
  • Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore
  • Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit
  • Ekspertët: Turqia kërkon vëmendjen e Presidentit Biden

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.