Një person u vra në një sulm ndaj një cisterne nafte pranë Muscatit në Gjirin e Omanit, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr.
Qendra e Sigurisë Detare të Omanit ka lëshuar një deklaratë mbi incidentin.
Ajo tha se objektivi i sulmit ishte një cisternë nafte dhe se ekuipazhi i saj u evakuua pasi shpërtheu një zjarr.
“Cistera e naftës MKD VYOM, që mbante flamurin e Republikës së Ishujve Marshall, u sulmua nga një mjet ajror pa pilot 52 milje detare larg bregdetit të Guvernatorit të Muscatit. Cisterna mbante afërsisht 59,463 ton metrikë ngarkesë”, tha ajo.
Shtoi se sulmi rezultoi në një zjarr dhe shpërthim në dhomën kryesore të motorëve, duke vrarë një anëtar të ekuipazhit, një shtetas indian.
“Në koordinim me Qendrën e Sigurisë Detare, ekuipazhi prej 21 personash i cisternës – përfshirë 16 indianë, 4 bangladeshas dhe 1 ukrainas – u evakuuan në një anije tregtare, që lundronte nën flamurin panamez”, tha deklarata.
Zhvillimi erdhi pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të madh ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë disa udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Në përgjigje, Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që synonin Izraelin, si dhe vendet e Gjirit që strehonin asete amerikane.



Të tjera
Lajme Opinione
24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike e
Aktuale
“Nenad, po e bëj për shkakun tënd”: Rashiq thotë se falë tij Kurti i barti 24 hektarët Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe
Lajme
Eksperti kushtetues: Kërkesa e VV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe
Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton