Shpërthen përplasja në Vetëvendosje: Deputetët Basha, Abazi e Haliti (VV) kundër Liburn Aliut për ndërtimet pa leje

 

Një përplasje e papritur në Lëvizjen Vetëvendosje ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Legalizimi i objekteve pa leje, që do të rregullohet nëpërmjet një amendamentimi të ligjit, ka ngjallur reagime të deputetëve të LVV-së. Dimal Basha, Haki Abazi e Enver Haliti, të gjithë deputetë të LVV-së nga Ferizaj, kanë kritikuar Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, që është sponsorizues i projektligjit.

I pari që e kritikoi Aliun, ishte Basha, i cili tha se me këtë ligj po legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023… Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”, deklaroi Basha.

LEXO EDHE KETE

E tmerrshme: Viti 2021, hera e fundit kur janë kontrolluar mostrat e Deharit në institut

Ai madje e ka quajtur jo parimore këtë nismë të Ministrisë së Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu, njëri nga njerëzit më të fuqishëm në LVV.

Njëjtë kritika për këtë çështje pati edhe një deputet tjetër i VV-së nga Ferizaj, Enver Haliti, që tha se me këtë ligj bëhet “aministimi i të gjitha ndërtimeve pa kriter nëpër komunat e Kosovës”.

“Nëse ky ligj sot kalon, do të bëhet amnistimi i të gjitha ndërtimeve pa kriter nëpër komunat e Kosovës. Të gjitha ato kallëzime penale, raste në Gjykata do të përfundojmë, nëse i legalizojmë ato ndërtime”, ka thënë Enver Haliti.

Tutje, ai tha se një nismë e tillë ligjore është shqetësuese.

Liburn Aliu ka reaguar ndaj akuzave e kritikave të Dimal Bashës dhe deputetëve të tjerë të LVV-së nga Ferizaj.Ai tha se projektligji për lokalizimin e ndërtimeve pa leje është votuar në lexim të parë nga LVV në vitin 2018.

“E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni. Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in”, tha ai.

“Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë. Unë kërkoj prej deputetit Basha, po ta përmendi emrin që me mujtë me repliku. Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”, tha Aliu./Botapress.info/

ngjashme