Jakup Gërguri një mërgimtar dhe akvisit nga diaspora ka shpërthyer përmes një shkrimi për aksidentin e dy ditëve më parë kur humbën jetën qifti, burrë e grua nga Malisheva. Gërguri i ka quajtur matrapazë ata që po e vonojnë ndërtimin e rrugës Podujevë Prishtinë sepse kështu po shkaktohen aksidente me fatalitet,
Iku në botën tjetër edhe një qift i ri ,në kohen më të mirë të jetes!!!!
Si ndjeheni sot ju përgjegjës për ndërtimin e rruges Podujevë -Prishtinë?
Më shumë se 10 vite kaluan nga fillimi i punëve. E gjuajtët fajin herë te Ministria, herë te Komuna, herë te banorët për shpronësim, herë te pushteti qëndror, herë te ai lokal, por sot shkuan dy lule me fajin tuaj të përbashkët. Seicili keni premtua ,asnjëri s’e keni realizue.
A ju vjen sot turp për fjalët e mëdha premtuese. Cilido që je,e din fort mirë për neglizhencen , pazotësinë dhe pagadishmërinë e realizimit të puneve të mëdha që duhej bërë.
Pse merrni përgjegjësi,e luani me jetëra njerzish, çfarë morali keni ta ngushëlloni familjen që pësoj sot me fajin tuaj??????!!!!!
Deri kur vjen mërgimtari ,kalon me mijëra kilometra, e futet në autobus midis rruges,duke menduar se ju keni siguruar rrugen e lirë,e jo autobus të prishur midis rruges.
Po te keni pak moral e përgjegjësi, sot do iknit nga skena publike, nga Ministri i komunikacionit, Kryetari i Komunes, dhe gjithë ju që jeni involvue në atë rrugë që e keni bërë si legjenda e Ures së Shenjtë, dhe do shkonit në përgjegjësi.
Ju kujtohen premtimet, dikush për një vit, e tjetri për 6 muaj ,ku i keni fjalët????
Me kësi njerëz, vështirë se do shohim ditë të mira, përveq këso fatkeqësi si kjo e sotmja.
Dhashtë zoti të jetë e fundit.Këtë reagim e bëra jo për inati të askujtë,as për subjekte e parti,por thjeshtë si MERGIMTAR i mllefosur .