Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Saramati nuk ka kursyer kritikat për partin në cilën kishte qenë pjesë e strukturave të saj, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Saramati VV-në dhe udhëheqësve të saj iu drejtohet si “Zadrug dhe Zadrugarë”. Krejt kjo erdhi pasi Vetëvendosje ia ka bllokuar qasjen në faqen e tyre zyrtare.
Tutje, ai paralajmëroj se Vetëvendosjen po e pret një debakël në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke i quajtur mashtrues.
“Kapitullimi në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nuk do të jetë asgjë nga debakli i sigurtë që po i pretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Zadruga dhe zadrugarët” do të mbahen mend si një mashtrim i hidhur për ata që shpresuan dhe për disa që po shpresojnë akoma në to”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Kujtojmë se muaj më parë Blerim Saramati kisht dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje.
Postimi i tij i plotë:
“ZADRUGA DHE ZADRUGARËT”
“ Zadrugarët” ma kanë bllokuar qasjen ne “zadrugën” e tyre, ju paska postimi për “ tregëtarët e flamujëve”, por po “habitem” pse?!
Çka thash që nuk qëndron?
Cila ishte shpifja?
Cilat fjalë banale i përdora?
A postova në murin tim apo komentova te profili i “zadrugës” së tyre?
Nejse “zadruga” është e tyre, me dashtë të lanë me hy me dashtë nuk të lanë.
Për dallim nga profili zyrtar i Lëvizja VETËVENDOSJE! qendër ku shkruan që është “Political Organization” në rastin e “Zadrugës ”lokale shkrunë “Local business”.
Por nuk po e kuptojnë se duke e mbyllë biznesin e tyre për “të padëshiruarit” dhe duke bërë biznes vetëm me “të përshtatshmit” dhe servilët po e nënshkruajnë me dorën e vetë falimentimin.
Kapitullimi në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nuk do të jetë asgjë nga debakli i sigurtë që po i pretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Zadruga dhe zadrugarët” do të mbahen mend si një mashtrim i hidhur për ata që shpresuan dhe për disa që po shpresojnë akoma në to.