Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka pasur një shpërthim të gypit të ujit fi 200mm Ac në rrugën “Nëna Tereza”, në drejtim të stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë
Si pasojë e këtij shpërthimi, një pjesë e zonës ka mbetur pa furnizim me ujë.
Ekipet teknike janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale për ta sanuar rrjedhjen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje e përkohshme. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar