Ditën e djeshme nga Top Channel është publikuar promo e Big Brother VIP, ku kishte disa nga momentet kulminante, mes tyre dhe rënia e të fiktit nga Fifi. Kaq ka mjaftuar që Fifi të bëjë një postim në Insta Story ku i kundërvihet Top Channel dhe trashëgimtares Lori Hoxha.
Këngëtarja kosovare ka thënë në disa video të saj se fillimisht ajo nuk është duke u ndier mirë dhe më pastaj ka treguar arsyet se pse nuk është mirë.
“Para një viti unë kam qenë pjesë e një formati televiziv që quhet Big Brother. Krejt e dini, krejt e keni marrë vesh çfarë psikopateje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashtë me bo sende për vëmendje, sa nuk kam dashtë me bo sene për vëmendje, sa kam luajt, sa s’kam luajt, krejt i keni kuptu, besoj sa kam qenë brenda unë”, ka thënë fillimisht Fifi.
Mes revoltës, Fifi ka treguar se ka dashur të largohet disa herë nga shtëpia e Big Brother por ka qenë produksioni ai që nuk e ka lejuar.
“Kam ndejt gati dy muaj brenda, dhe nja 18 herë kam kërkuar të dal nuk kam mujt me dal, pse nuk kam dal atë e di produksioni. Më kanë renë dy herë të fikët njëherë në prime që e keni parë krejt dhe njëherë dy javët e para që s’ka dalë në transmetim”- ka thëne Fifi.
Ndërkohë është e kuptueshme arsyeja pse nuk e ka lënë produksioni të dilte, sepse Fifi kishte një shikueshmëri tejet të madhe.