Fetah Rudi, veprimtari i njohur i LDK-së, ish-luftëtari i UCK-së, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës e bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova ka kujtuar momentet e atentatit ndaj tij të ndodhur 22 vjet më parë më 15 dhjetor të vitit 2000. Ndaj Fetah Rudit u bë atentat derisa kthehej nga një mbledhje me kryetarët e Degëve të LDK-së në Prishtinë të thirrur nga Presidenti Ibrahim Rugova, shkruan Botapress.
Fetah Rudi atëbotë ishte vetëm 36 vjec. Prej asaj ditë ai ka mbetur në karrocë. Në disa paraqitje dhe intervista të tij ai ka përmendur edhe emra të dyshuar për atentatin ndaj tij, ndër ta edhe ish-trupërojen e Rexhep Selimit, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Në 22 vjetorin e atentatit ndaj tij, Fetah Rudi ka kërkuar drejtësi për zbardhjen e atentatin ndaj tij dhe ka treguar gatishmëri që të dëshmojë në Gjykatën Speciale. Ai poashtu ka shprehur dëshpërimin e tij që “…se si shoqeria jone, ne vend qe te kerkoje zbardhjen dhe denimin e atyre qe kryen vrasjet politike, e atyre qe urdheruan te vriten bashkepuntoret e Ibrahim Rugoves e anetaret e LDK-se, shoqeria jone i nderon ata me epitetet me te larta” thuhet në letrën e postuar në Facebook të Fetah Rudit.
Ja reagimi i plotë i Fetah Rudit:
22 vite me pare, me daten 15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta isha cak i nje atentati politik, atentat qe tash e 22 vite me la ne karroce.
Atehere isha vetem 36 vjeç, nuk kisha asnje te keqe me askend, nuk i kisha borgj askujt. Kisha dhene kontributin tim edhe si ushtar i UÇK-se! Por “makati” im i vetem ishte pse qendrova perkrah Rugoves, pse qendrova ne LDK.
Keto 22 vite ne karroce, ishin vitet me te renda ne jeten time, ishin me plot sfida e teper te mundimshme, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.
Edhe pse ne 22 vite shume gjera jane thene, por askush edhe pas 22 vitesh, nuk e ka marr guximin qe ta hetoje atentatin ndaj meje dhe vrasjet tjera politike.
Tani Gjykata Speciale eshte e vetmja shprese per zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike qe kane ndodhur ne Kosove.
Une do te flas, kurdo dhe kudo qe kerkohet deshmia ime, ashtu sic kam folur edhe ne institucionet e drejtesise vendore, te cilat nuk kane guxuar asnjehere ta hetojne rastin.
Eshte per tu çuditur se si shoqeria jone, ne vend qe te kerkoje zbardhjen dhe denimin e atyre qe kryen vrasjet politike, e atyre qe urdheruan te vriten bashkepuntoret e Ibrahim Rugoves e anetaret e LDK-se, shoqeria jone i nderon ata me epitetet me te larta. Sot me parate e mija, paguhet mbrojtja, ekspozitat, vizitat e cka tjeter, e atyre qe duhet te japin pergjegjesi per vrasjet politike qe kane ndodhur.
Veprimet e shoqerise sone, jane vrasje dhe atentat i dyfishte per familjet e viktimave politike.
Sot ne 22 vjetorin e atentatit ndaj meje, i ftoj te giithe ata, duke filluar nga ish kryetari im, qe te vine per vizite, t’i shohin edhe plaget e mija.
Une nuk do te ndalem asnjehere se kerkuari drejtesi. Asnjehere.
Faleminderit familjes, shoqerise, miqeve e mbare kolegeve qe me kane qendruar afer. Pergjithmone mirenjohes!