“Shpërthen” demokracia e brendshme në Vetëvendosje, hapet aplikimi për kandidat për deputet për të gjithë anëtarët

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi publik ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë anëtarët e LVV-së mund të kandidojnë për të hyrë ne listën e kandidatëve për deputetë, dhe se për këtë duhet të paraqesin dokumentacionin në parti deri me datën 4 dhjetor.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.