Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje.
Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur.
Reagimi i tij erdhi pasi të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.
Nga shpenzimet e publikuara shihet se më së shumti kanë marrë deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni, deri në 870 euro për dy muaj.