Një nga dështimet e projekteve kapitale të Kryetarit të Prishtinës padyshim se është tregu i vjetër i qytetit në të cilin gjatë ditës qarkullojnë me mija konsumator qytetar të Prishtinës.
Turpi më i madh që i ka ndodhur Kryeqytetit është papërgjegjësia totale e Komunës e cila asnjëherë nuk arriti ti përmbush kërkesat dhe nevojat e qytetareve të cilët me vite të tëra furnizohen me artikuj të përditshëm ushqimorë nga ky treg i cili i përngjan një [moqeali] të vërtetë. Po të kishte përgjegjësi dhe zbatim të ligjit, tregu i pemëve dhe i perimeve qysh moti është dashur të mbyllet tërësisht.
Është turp i madh nëse ndonjë mysafirë apo delegacion jashtë Kosovës rastësisht e viziton këtë pjesë të qytetit e cila ka mbetur vrimë e zezë dhe turpi më i madh i Kryetarit dhe i Asamblesë të Komunës së Prishtinës. Duhet theksuar se kanë kaluar shumë vite kur individët [politikanet] kanë marr përgjegjësi për tu shërbyer qytetareve, por dështuan pa u skuqur fare për premtimet dhe gënjeshtrat e tyre.
Në prag të zgjedhjeve lokale të cilat pritet të bëhen në muajin Tetor është koha dhe momenti që qytetaret të mendojnë drejtë se për kenë duhet të votojnë. Shembulli më i keq që duhet dënuar me votën e lirë është Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili dështoi në udhëheqjen e përgjithshme të Komunës./Botapress/