Pak më herët ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, specifikisht në fshatin Bibaj të Ferizajt, shkruan Gazeta Botapress.
Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar si dhe për një kohë kjo rrugë ka qenë e mbyllur për shkak të hetimeve policore.
Nga videot e siguruar nga Indeksonline shihet se si veturat janë aksidentuar mes vete si dhe si është përfshirë në aksident edhe një veturë e tretë./Botapress.info/