Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se në këtë kohë krize me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, qytetarët janë në hall si do t’ia bëjnë dimrit me ngrohjen, e në anën tjetër ministri Murati i qeverisë së “shpresës” siç e ka quajtur ajo, ua ndalë pagat mësimdhënësve dhe zyrtarëve tjerë grevistë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se veprime të tilla nuk durohen nga ky popull dhe se shpejt do t’i vie fundi arrogancës së kësaj qeverie.
Ajo ka thënë se ky popull, këta mësimdhënës, këta njerëz të këtij vendi kanë ditur t’iu bëjnë ballë situatave edhe më të rënda në vitet e 90-ta.
Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që mos ta testojë durimin e këtij populli, pasi pasojat do t’i bartim të gjithë e jo veç partia në pushtet!