Nëndega e LDK-së për NRW ,me Degen II për Gjermani ,në marreveshje me GPM nga LDK-së në Prishtinë organizojmë Video-Konferencë më 26.01.2024 ,me fillim n‘ora 18.30.Temë kryesore është shpalosja e programit Politik të LDK-së “Rruga e Re”.
Ndjehemi mirë, të nderuar veprimtarë ,Kryesi të Degëve e Nëndegëve të LDK-së që kemi rastin të bashkëpunojmë me juve,andaj ju ftojmë gjithë të interesuarit nga antarët,veprimtarët e simpatizuesit e LDK-së pranë që të marrin pjesë në këtë takim vizuel.
Nga qendra në Prishtinë do marrin pjesë pikërisht projektuesit e Programit,e që janë; Deputetja Doarsa Kica Xhelili,njëra ndër ekspertet më me renome për Drejësi,dhe Deputeti e ish Ministri i Shëndetësisë në kohërat më të vështira z. Armend Zemaj.Kujtoj që është me interes për subjektin tonë që të informohemi nga dora e pare për dokumentin më substancial që i duhet Republikes në këto momente të vështira për popullin ,që po i vuan pasojat e mashtrimit nga zgjedhjet e kaluara.
Ftesen do e keni s’shpejti nga Platforma ZOOM në posten tuaj.
19.01.2024. Për Nëndegen NRW dhe Degen II për Gjermani, Jakup Gërguri.Mirë se vini.