Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi viktimë është:
- Sejhan (Sefedin) Nivokazi DTL: 27.12.2003, nga Fshati Skivjan-Gjakovë
Me datën 04.04.2021 në orën 20:40, në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.
Policia në Gjakovë eshte duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personit ne fjale, por ne lidhje me ketë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.
Me datën 07.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.