Aty gjenden edhe patrulla të policisë, ndërkaq krerët e këtyre dy shteteve sonte paraprakisht do të priten në Elbasan, ku do të darkojnë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Nesër në mëngjes rreth orës 9 pritet të nisë takimi trepalësh për Ballkanin e Hapur. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është zhvilluar protestë kundër kësaj nisme.