Një oficere 24 vjeçare dhe bashkëpunëtori i saj 29 vjeçar u qëlluan për vdekje teksa ishin në një patrullë të zakonshme në Gjermanin perëndimore, mëngjesin e së hënës.
Policët e trafikut ndalën një makinë në Kasel në ora 4 të mëngjesit kur nisen të shtënat ndaj tyre.Asnjëri nuk arriti ti mbijetoi plagëve ndonëse kërkuan ndihmë përmes radiolidhjeve për përforcime të tjera.
Megjithatë gjithçka kishte mbaruar kur patrullat policore mbërritën në vendin e ngjarjes e të cilët gjetën pa shenja jete dy kolegët e tyre.
Nga ta nuk arritën të kenë as përshkrimin e makinës që po drejtohej nga dorasit dhe as drejtimi në cilën ata ikën.Organet e rendit u bëri thirrje shoferëve në zonën e Kaselit që të mos marrin autostopët dhe paralajmëruan se të paktën një i dyshuar është i armatosur.