Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash e disa ditë po qëndron për vizitë në Katar. Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Katarit, Osmani ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Megjithatë, Demokracia.com ka vërejtur se në paragrafin e parë të tekstit, i cili më pas është cituar edhe nga disa media të tjera në Katar, thuhet se Kosova është shpallur e pavarur në vitin 2011.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj dhe të popullit për mbështetjen që është dhënë nga Katari për Kosovën, që kur shpalli pavarësinë në vitin 2011 e deri më tani”, thuhet në këtë artikull, transmeton Botapress.info
Gazetari që ka intervistuar Osmanin si duket nuk e di që pavarësia është shpallur në vitin 2008 ose është “ngatërruar”, pasi që Katari e ka njohur Kosovën si shtet në janar të vitit 2011, raporton Botapress.info
Osmani gjatë vizitës atje ka takuar Kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani. Ajo ka marrë pjesë edhe në Forumin Dohas./Botapress.info/