Njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.
Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë atematike cal-7.62mm, një AK-47 cal-7.62mm, tre karikatorë, 127 copë fishekë cal-7.62mm dhe niformë ushtarake.
“Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’”, njofton policia, transmeton Express.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.