“Shmokla”, analisti Mirena i referohet me një epitet të ri kryeministrit Kurti

Është shtyer për një ditë, masa e gjobitjes për ngasësit e veturave me targat ilegale serbe.Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, në të cilin specifikohet se masa për qortim, mbetet në fuqi edhe më 21 nëntor.

”Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet mes tjerash.

Pas këtij vendimi ka reaguar analisti Ilir Mirena, i cili ia ka vënë një epitet të ri kryeministrit Albin Kurti.

“Shmokla e paska shty pak afatin për targa. Kur e shtyn njëherë, e shtyn gjithherë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Botapress.info.

Ndryshe, më herët, në tetor kur vendimi kishte hyrë në fuqi, thuhej se gjobitja do të fillonte nga 21 nëntori.

“…nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi”, thuhej më 31 tetor.

ngjashme