Që nga fillimi i këtij viti Kosova është tronditur me aksidente të shumta që morën disa jetë. Viktimat ishin kryesisht të moshës se re.
Në muajin janar pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi nga Policia e Kosovës.
Teksa thuhet se policia vazhdimisht është punuar në këtë drejtim.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, në vazhdimësi parasheh aktivitete të shtuara përfshirë fushatat sensibilizuese dhe ligjerime ne institucione te ndryshme qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik“.
Edhe muaji shkurt nuk ishte një muaj i lehtë për shumë familje pasi u raportuan një numër i madh i aksidenteve. Ndërsa mbi dhjetë persona humben jeten.
Viktimat kryesisht të rinj
Një 19 vjeçar, një 21 vjeçar, një foshnjë ishin vetëm disa nga viktimat që humben jetën në këtë muaj.
Para një jave një baba 33 vjeçar dhe e bija gjashtë-muajshe vdiqën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Babai me inicalet A.E., vdiq menjëherë pas aksidentit, ndërsa foshnja me inicilaet O.E., fillimisht u trajtua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Me 23 shkurt një burrë nga Deçani ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë, derisa po e kalonte rrugën.
Viktima ishte vetaksidentuar fillimisht, më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës, është goditur nga një veturë
Teksa një aksident i rëndë me 22 shkurt moti katër jetë.
Aksidenti kishte ndodhur mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku përfundoi tragjikisht. Katër persona vdiqën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar, shkruan Insajderi.
Viktimat ishin në moshë të re.
Personat që kanë humbur jetën në këtë aksident trafiku janë Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe viktima e katërt Arsim Isufaj.
Arlind Isufaj, 21-vjeçar.
Në këtë fotografi është Mergim Behluli ( në anën e majtë) dhe Armend Muhadini ( në anën e djathtë), shkruan Insajderi.
Viktima e katërt e aksidentit fatal është Arsim Isufi nga fshati Mollopolc i Shtimes.
Ndërsa me 14 shkurt një veturë goditi aksidentalisht një 19 vjeçar në Arllat. Viktima nuk kishte arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Me 9 shkurt si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut kishte humbur jeten një 29 vjeçari.
Një ditë para me 8 shkurt një 19 vjeçar nga Drenasi kishte humbur jetën.
Sipas informacioneve Andrit Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.
Prandaj edhe Policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik kujdes të shtuar.
“Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në përgjigje./Botapress.info/