Pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet për protestën gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.
Kjo është protesta e radhës, ku sërish pritet të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat me thirrjet për drejtësi.Me mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, ku u bë thirrje për drejtësi të ish-krerë e të UÇK-së.
Një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 14 shtator në qytetin holandez në Hagë, ku me mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika por edhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bëhet fjalë për ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin.Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.
Dëshmia e tij u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në këtë proces.
Në prill të vitit 2023 ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.


/Kosovapress/



Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,