Shërbimi sekret në Ukrainë bashkë me ato të vendeve perëndimore po mundohen të kuptojnë se çfarë është shenja Z shkruar mbi automjetet ushtarake ruse.
Paraditen e të dielës në qytetin Belgorod në kufirin e Rusisë me Ukrainën shërbimet inteligjente kanë fotografuar automjete ushtarake, autoblinda dhe tanke të markuara me shenjë Z.
Belgorod, është disa kilometra larg me kufirin ukrainas dhe qyteti e Kharkiv. Mediat e Ukrainës thonë se nuk është e qartë se çfarë do të thotë markimi me Z i këtyre mjeteve ushtare, mbase një lajm i keq.
Me aneksimin e Krimesë dhe të pushtimin e Rajonit Donbas në 2014 rreth 7 milion njerëz e gjetën veten e tyre nën okupimin rus.