Disa shkolla në Podujevë, Gjakovë dhe Gjimnazi në Fushë Kosovë, tashmë e kanë ndërprerë grevën. Gazeta, ka kontaktuar me drejtorët e Arsimit dhe atë të Gjimnazit, të cilët kanë treguar për procesin e mësimit.
Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, sot ka nisur mësimin duke e pezulluar kështu grevën dy javore.
“Tashmë greva ka humbur arsyjen dhe se gjatë këtyre 12 ditë grevë këtu nuk ka fitues”, kështu tha drejtori i këtij gjimnazi, Amir Pllana në një prononcim për Insajderin teksa tregoi dhe arsyjen e marrjes së këtij vendimi kundrejt grevës e cila është duke vazhduar ende në shkollat tjetra.
“Ne sot në mënyrë unanime nga gjithë personeli arsimor kemi vendosur të ndalim grevën e përgjithshme të ftuar nga BSPK-SBASHK-u. Me qëllimin e vetëm për të mirën e nxënësve, kemi vendosur të filloj procesi mësimor, sepse ata që po humbin më së shumti në këtë grevë janë nxënësit duke kujtuar dhe humbjet e mëdha gjatë dy viteve të fundit duke u përballur me COVID-19”, tha Pllana
Drejtori i gjimnazit i “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë Amir Pllana
Ai thotë se tashmë greva ka humbur arsyen dhe se gjatë këtyre 12 ditë grevë këtu nuk ka fitues.
“Greva tani kujtoj se ka humbur arsyen duke menduar humbjet e mëdha në këto 12 ditë të grevës. Këtu nuk ka fitues por vetëm humbës”, tha ai.
Drejtori Pllana ndër të tjera kërkoi nga SBASHK-u, që qëndrimet dhe kërkesat të vazhdojnë me rrugë dhe mjete të tjera por jo me nxënësit në shtëpi dhe shkolla të mbyllura.
Greva shpërfillet edhe në disa shkolla të Podujevës
Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e drejtoratit të Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahun, dhe i njëjti pohoi se mësimi ka filluar pjesërisht.
“Shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre, si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Ndërsa, arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”, tha Fetahu për Insajderin.
Në anën tjetër, Fetahu konfirmoi se nxënësit kishin shkuar edhe në shkollat e mesme por mësimdhënësit nuk e zhvilluan mësimin.
Kurse në shkollat profesionale janë afro 12 profesorë që po punojnë.
“Në gjimnaz kishte nxënës por asnjë profesor nuk e zhvilloi mësimin, ndërsa në shkollat profesionale ka nxënës më pak por janë deri 10 deri në 11 profesorë që punojnë”, tha tutje Fetahu.
Ndërsa shkollat të cilat u bënë të parat që thyen grevën e nisur nga 24 gushti i këtij viti, ishin ato të komunës së Gjakovës aktualisht në pesë shkolla të kësaj komune mbahet procesi mësimor.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova, në një prononcim për Insajderin tha se vendimin për daljen nga greva e kanë arritur vet mësimdhënësit e shkollave.
“Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që mësimi te fillojë me datën 01 Shtator si për nga infrastruktura ashtu edhe për nga pajisjet me tekstet shkollore. Por mësimdhënësit iu janë përgjigjur ftesës për greve nga SBAShK-u, edhe pse gjatë kontakteve tona me mësimdhënës kemi kërkuar që të arrihet një marrëveshje sa më e shpejt mes dy palëve”, tha Kumanova për Insajderin.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova
Ajo tregon se që nga e hëna pritet të filloj mësimin dhe një shkollë tjetër, dhe se vazhdojnë të jenë për një marrëveshje mes SBAShK-ut dhe Qeverisë, kësisoj, hapjen e të gjitha shkollave dhe jo vetëm në Gjakovë.
Shkolla në të cilat është duke u zhvilluar mësimi në komunën e Gjakovës janë: Shkolla fillore “Mustafa Bakija”, SHFMU “Fehmi Agani”, SHFMU “Fan S.Noli”, fshati Dujakë, SHFMU ” Emin Duraku”, dhe shkolla SHMU ” Yll Morina” pjesërisht.
Shtrirja e prostitucionit nëpër motelet e Mitrovicës, bien në prangat e Policisë 12 persona
Greva në arsim dhe në sektorë të tjerë ka filluar nga 25 gushti dhe po vazhdon ende.
Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre përkundër që Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që të fillojë viti shkollor.
Sindikalistët janë duke kërkuar rritje të pagës prej 100 euro, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat./Botapress.info/