Në kuadër të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, festuan edhe nxënësit e” Shkollës Shqipe” në Freising.
Ata përgatitën një pllakatë, e cila i dedikohej historisë së Kosovës dhe rrugëtimit te saj.
“Vallja e Pavarësisë e debutuar aq bukur nga nxënësit mbushi klasën plot emocione, krenari e lumturi ,që pasqyrohej në fytyrën e secilit prej tyre”, thuhet në njoftimin e shkollës.