Analisti Shkëlzen Gashi fillimisht tha në Pressing në T7 se në vitin 2013 kishte lobuar me “mish e me shpirt” që me humb si kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa. Por tani ai tha se kryetari më i mirë i kryeqytetit që nga paslufta ka mbetur pikërisht Isa Mustafa.
“Pas Isa Mustafës e sollën “Harvardin” (Shpend Ahmetin), për 8 vjet e shkatërroi më zi se ai”, tha Gashi në Pressing.
“E rrëzuam edhe Shpendin, qe po e bijmë Londrën – Përparim Ramën, që dy vjet ka ardhë njeri i LDK-së në krye të Prishtinës nuk po është në gjendje me mshelë bërllogun, nuk po është në gjendje qentë endacake mi hekë”.