Rifat Brahimaj është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK.
Brahimaj është shkarkuar nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, pas një debati publik me akuza e kundër-akuza në mes të Brahimajt dhe kardiokirurgut Kushtrim Shala për vdekjen e një pacien
Drejtori i Klinikës akuzoi mjekët, por sot u shkarkua vet – arsye operacioni i 65-vjeçarit që vdiq
Gazeta Shneta raporton duke u thirrur në burime se në vend të Brahimajt është emëruar Shpejtim Shurdhiqi.
Vendimi i Zejnullahu-Raçit ka ardhur një ditë pasi ajo ka mbajtur një takim me kardiokirurgët.
Kujtojmë se para pak ditësh kardiokirurgu Kushtrim Shala e publikoi një rast si të suksesshëm të operuar me metodën “David”, derisa fatkeqësisht pacienti kishte ndërruar jetë disa orë më vonë.
Për këtë intervenim Brahimaj e kishte kontestuar aftësinë e tij duke thënë se Shala nuk ishte kompetent profesionalisht. Pas kësaj deklarate Shala doli me kundërakuza ndaj Brahimajt duke thënë se ai e ka vdekshmërinë më të lartë “sesa laboratorët eksperimentalë”.