Botapress, 18 Gusht – Kosova po vazhdon të shënojë rritje drastike të infektimeve me Cocid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 mijë e 110 raste të reja me Covid-19, transmeton Albinfo.ch.
E kjo ka ndikuar që të radhitet e para në vendet e rajonit për nga numriiingektimeve derisa në Evropë është e dyta.
Bazuar në të dhënat e publikuara në faqen e Universitetit të Oxfordit, Kosova renditet e para në rajon sa i përket rasteve ditore me koronavirus në një milion banorë.
Pas saj renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkaq në nivel të Evropës, Kosova me rastet e shënuara në 24 orë radhitet e dyta pas Britanisë së Madhe.
Për të shkuar më tutje në rang bote, Kosova del e treta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Me këto shifra nuk dihet se si do te krenohet kryeministri Albin Kurti?