Me rastin e shënimit të 34 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Klan Arena po mbahet një konferencë tematike.
Në këtë ngjarje të thirrur nga kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku- Sadriu, do të trajtohet tema: “Edukimi dhe Aftësimi profesional si mundësi për gratë drejt pavarësisë ekonomike”, po marrin pjesë gra nga të gjitha degët e kësaj partie në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Si mysafir i ftuar i kësaj konference është edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i partisë njëherësh kreu i Pejës Gazmend Muhaxheri, si dhe gra deputete nga kjo parti.