“Shëndetësia po keq qeveriset, dështojnë operacione, emërime jomeritore, hakmarrje në institucione”

Urologu i njohur, Dr. Liridon Selmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keq qeverisje në sektorin e shëndetësisë, duke mos emëruar ministër dhe duke e lënë SHSKUK-në me ud.

Selmani tutje ka thënë se në spitale po dështon një numër i operacioneve, ka mungesë të materialit, ka emërime jomeritore si dhe hakmarrja brenda institucioneve.

“Dështimi i një numri të caktuar të operacioneve në sallat operative, mungesa e një pjese të materialit, emërimet jomeritore, hakmarrjet brenda institucioneve nuk kanë se si të mos i atribuohen një keq qeverisjeje që tash sa muaj nuk ka një Ministër të Shëndetësisë dhe në krye të ShSKUK-së mbi katër muaj ka një ushtrues të detyrës”, ka shkruar Selmani.

Reagimi Liridon Selmanit i plotë:

Shëndetësia kosovare vazhdon të ballafaqohet me gjendjen më të brishtë që nga periudha e pasluftës. Fatkeqësisht situata politike dhe aktualitetet tjera kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga një çështje po ashtu vitale për vendin siç është shëndeti i qytetarëve.

Dështimi i një numri të caktuar të operacioneve në sallat operative, mungesa e një pjese të materialit, emërimet jomeritore, hakmarrjet brenda institucioneve nuk kanë se si të mos i atribuohen një keq qeverisjeje që tash sa muaj nuk ka një Ministër të Shëndetësisë dhe në krye të ShSKUK-së mbi katër muaj ka një ushtrues të detyrës.

Po aq e vështirë është gjendja e obstruksioneve dhe pengesave në avansimin e metodave të reja për të cilat nuk ka më vend për ankesa.

Fatmirësisht në institucionet tona ka ende staf shëndetësor që me krenari kryejnë punën e tyre edhe pse nën kushte të rënduara…

ngjashme