Dy persona humbën jetën në Krov të Gjermanisë, pas shembjes së pjesshme të një hoteli gjatë të martës mbrëma, derisa disa tjerë janë akoma të ngujuar nën rrënoja.
Operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon, ku më shumë se 200 pjesëtarë kanë dalë në terren.
Raportohet se 14 persona gjendeshin brenda hotelit në momentin e shembjes, ka njoftuar policia gjermane.

Një fëmijë 2-vjeçar, një burrë dhe dy gra janë shpëtuar deri më tani. Ai gjendej në afërsi të lumit Moselle, kur kulmi i hotelit fillimisht u shemb.

Në ato momente kanë arritur që vetëm pesë persona të largohen nga objekti pa pësuar lëndimin më të vogël, por nëntë tjerë kishin mbetur nën rrënoja.
Në një konferencë për mediat, drejtori i zjarrfikësve Jorg Teusch tha se janë identifikuar dy personat që kanë humbur jetën.
Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua që humbën jetën si rezultat i drejtpërdrejt i shembjes së objektit.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar