Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka parë nga afër procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.
Szunyog ka vizituar fshatin Çabër të Zubin Potokut.
Ai ka thënë se janë rreth 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po vëzhgojnë procesin në qendrat e votimit.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot qendrat e votimit në Bërnjak dhe në Çabër, fshatra të komunës së Zubin Potokut, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të organizuar nga BE-ja në Kosovë. Vëzhgimi diplomatik përfshin 17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere, synon të fitojë njohuri mbi procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave” – thuhet në njoftim.