Bordi i ndërmarrjes “Trainkos” një ditë më parë mori vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Gelor Shala, i cili mbante këtë pozitë për vite me radhë.
Sipas burimeve të Sinjalit, ndër arsyet për shkarkimin e Shalës ishte mungesa e performancës në vazhdimësi, si dhe neglizhenca e detyrave financiare dhe plani për arritjen e objektivave të ndërmarrjes.
Mirëpo, stafi i “Trainkos” e ka pritur me mirënjohje largimin e Shalës dhe kanë çmuar kontributin e dhënë drejt fushës hekurudhore në Kosovë.
Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, faqja zyrtare e ndërmarrjes ‘Trainkos’ ka thënë se Shalës do t’i mbeten përherë mirënjohës sukseseve të arritura përgjatë angazhimit të tij.
“Sot, në ambientet e Trainkos Sh.A, punonjës nga të gjitha Departamentet dhe stafi Manaxherial në shenjë mirënjohje përshëndetën Kryeshefin Ekzektuiv të deri tanishëm z.Gelor Shala, për kontributin e dhënë në Hekurudhat e Kosovës”, thuhet në postimin e tyre.
“Duke i uruar për suksese të mëtutjeshme në jetën personale e profesionale, Trainkos Sh.A, do mbetët përherë mirënjohës ndaj sukseseve të përbashkëta në periudha të ndryshme përgjatë viteve që punuam së bashku. FALEMINDERIT!”, përmbyllet postimi i ‘TrainKos’-it./Botapress.info/