Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Stoltenberg ia ka thënë Vuçiqit se dhuna në Veri të Kosovës la të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR’it.
Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog,
Murphy paralajmëron angazhim më të madh të Amerikës në dialog pasi Jim O’Obrien të marrë detyrën
Mirë për t’u takuar @predsednikr për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupat e KFOR‘it plagosur. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të #OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga #BE“, ka shkruar ai në Twitter.
Prej protestave të dhunshme të serbëve në Veri kishin mbetur të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it.