• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shefi i diplomacisë austriake kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

nga Bota Press
6 Prill, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg është shprehur se Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina. Ai kërkoi liberalizim të vizave me Kosovën dhe hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë donatorësh të organizuar në Berlin (05.04.) për të ndihmuar Moldavinë, një vend i vogël me vetëm 2,6 milionë banorë, por që ka pritur deri tani 370 mijë refugjatë, ministri i Jashtëm austriak, Schallenberg ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina, por edhe nga Kaukazi jugor, nga Ballkani Perëndimor, dhe Republika e Moldavisë”, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm austriak, shkruan agjencia Reuters, transmeton DW.

Schallenberg kërkoi nga BE që të hapë sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë pres që kjo të bëhet ende nën presidencën franceze”, tha Schallenberg. Por presidenca franceze merr fund në qershor.

Po ashtu ministri i Jashtëm austriak, Schallenberg ka kërkuar që të liberalizohen vizat sa më shpejt me Kosovën.

“Kosova edhe Bosnje-Hercegovina duhet të marrin po ashtu një perspektivë anëtarësimi. Bëhet fjalë nëse këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbeten në rrugën europiane të demokracisë e lirisë apo jo”, tha Schallenberg duke kujtuar influencën e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera në rajon.

BE nuk duhet të harrojë, se procese të mëparshme anëtarësimi kanë çuar në forcimin e zhvillimeve demokratike tek vendet e sotme anëtare, tha Schallenberg.

“Pa anëtarësimin në BE, vendet europianolindore sot ndoshta do të ishin në një gjendje tjetër edhe më të vështirë”, u shpreh Schallneberg, duke pasur parasysh Rusinë.

Tags: AustriKosoveLiberalizimi

Të ngjashme

Aktuale

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në 4 orë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

MPB blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

MAPL thotë se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Vërshime në Pejë, pamje

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • “Katastrofë” çmimet në jug të Shqipërisë, pushuesi paguan 38 euro për makarona
  • Gjilanasi fiton mbi 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, del se u mbajt padrejtësisht në burg
  • Burri nga India fiton gjyqin për 25 centë pas 22 vjetësh
  • Haradinaj godet Kurtin: Mashtruesi e do këtë marrëveshje që është kthim prapa
  • Kaq pritet të rritet çmimi i biletës së autobusit në Prishtinë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.