Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e SHBA’së për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe në vendosjen e sanksioneve ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
Në një komunikim me gazetarët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë”, do të vendosë sanksione ndaj Putinin, Lavrov dhe “anëtarëve tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.
Ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE’së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo ndalime udhëtimi, Psaki u tha gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë ndalim udhëtimi.
Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë.