Përfaqësuesi amerikan në OKB ka thënë troç në seancën e Këshillit të Sigurimit se takimi i radhës mes Kurtit e Vuçiqit, do të jetë në kuadër të hapave të radhës për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në deklarimin e tij, ai tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë hapa në drejtim të arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme.
Dalin deklarata të rënda për trajtimin e punëtorëve të KEK-ut nga i arrestuari Nagip Krasniqi
“Të lëvizin me shpejtësi dhe të shmangin krizat që mund të pengojnë procesin. Shpresojmë që të shohim më shumë nga kjo frymë në takimin që mbahet mes liderëve më 2 maj. Pjesë e rëndësishme është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, që është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.
“Jemi duke punuar për zhvillim të paqes, sundim të ligjit dhe shoqëri multietnike. Kjo është e rëndësishme që palët të ecin përpara dhe të kenë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja. Falënderojmë përpjekjet e Borrellit dhe Lajçakun”, tha ai.